Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha të mërkurën se forcat ruse duhet të tërhiqen në pozicionet e paraluftës, si hap paraprak për bisedime diplomatike, një qëndrim të cilin nuk ka shumë gjasa që Moska ta pranojë.
Presidenti Zelenskyy tha se ai aktualisht nuk sheh vullnet nga ana e Rusisë për të rifilluar negociatat serioze për përfundimin e luftës tremujore.
“Në fillim, u krijua një përshtypje se mund të ecnim përpara, se bisedimet mund të sillnin rezultate. Por gjithçka ka ngecur,” tha zoti Zelenskyy në një lidhje me video për Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Ai shprehu gatishmërinë për të negociuar drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, por theksoi se Moska duhet ta bëjë të qartë se synon të përfshihet në bisedime serioze.
Zoti Zelenskyy tha se hapi i parë për ta demonstruar seriozitetin do të ishte që Rusia të tërheqë trupat dhe pajisjet e saj në pozicionet e para 24 shkurtit, kur filloi agresioni rus.
Presidenti Zelenskyy e bëri të qartë gjithashtu se qëllimi i Ukrainës është të rifitojë të gjithë territorin e humbur.
“Ukraina nuk do ta dorëzojë territorin e vet. Ne po luftojmë në vendin tonë, në tokën tonë,” tha ai.
Ndërkohë guvernatori i rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore, Serhiy Haidai thotë se të paktën gjashtë civilë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse në qytetin Sievierodonetsk gjatë 24 orëve të fundit. Ai akuzoi trupat ruse se po vinin qëllimisht në shënjestër strehimet e civilëve.
Qyteti ndodhet në zemrën industriale lindore të Ukrainës, Donbas, ku forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre pavarësisht rezistencës së ashpër të Ukrainës.
Sievierodonetsk dhe qytetet fqinje janë e vetmja pjesë e rajonit Luhansk të Donbasit ende nën kontrollin e qeverisë ukrainase.
Ndërkohë Rusia tha se porti strategjik ukrainas i Mariupolit, të cilin forcat ruse e kanë marrë tashmë nën kontroll, është bërë funksional pas tre muajsh luftime.
Ushtria ka përfunduar pastrimin e portit nga minat tokësore dhe ai është vënë plotësisht në funksion, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov./arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...