Nur Setut, gjashtëvjeçarja nga Helepi e cila ka lindur në vitin 2011, kur filloi lufta civile në Siri, ëndërron kampionatin botëror në karate, sport ky të cilin ajo e mësoi nga nëna dhe babai i saj gjatë kohës së luftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Nëna dhe babai i Nurit, trejnerë të karatesë, i kanë ofruar trajnim vogëlushes në këtë sport që kur ajo ka filluar të hedhë hapat e parë, pavarësisht pamjaftueshmërisë së mundësive për mbarëvajtje të trajnimit.
Duke folur për AA, Nur rrëfen se kanë shkuar në sallën sportive për të bërë ushtrimet në kohën kur në Halep ndaleshin bombardimet, krahas faktit që në sallë nuk ka pasur asnjë mjet. Megjithatë, ajo nuk ka reshtur së ushtruari edhe gjatë bombardimeve, vetëm se ato i ka realizuar në shtëpi së bashku me prindërit. Nur synon që në të ardhmen të sigurojë grada të larta në këtë sport luftarak. “Dua të bëhem kampione e botës dhe person i njohur”, shton ajo.
Ndërkaq, Vasim Setut, babi i Nurit, tregon se së bashku me të shoqen kanë dhënë përpjekje për ta rrënjosur dashurinë për këtë sport në zemrën e vajzës së tyre dhe për këtë arsye e kanë trajnuar atë me një program të veçantë. Ai thotë se së bashku me Nurin kanë shkuar në sallë sportive, kurse e shoqja është marrë me programin trajnues dhe, përveç kësaj, kanë shikuar video në internet lidhur me sportin. “Gjatë evakuimeve të vitit të kaluar, ne u detyruam ta braktisim Halepin. U vendosëm në fshatin Kefer Karmin në perëndim të Halepit. Edhe këtu ne i vazhdojmë trajnimet”, tregoi Setut, duke shtuar se pas vendosjes në këtë fshat kanë kërkuar vend për trajnime, të cilin e kanë gjetur në një shtëpi të braktisur. Setut thotë se Nur ka ofruar shfaqje nëpër aktivitete të organizuara në fshat dhe se është bërë e njohur në tërë fshatin.
“Mundësitë këtu i kemi të kufizuara. Nuk ishte aspak e lehtë arritja e Nurit deri në këtë nivel. Kam kërkuar rroba të përdorura të karatesë për Nurin, por edhe ato nuk arrita t’i gjej në fillim. Arrita t’i gjej pas një kërkimi të gjatë në një pirg rrobash në një depo vendore”, rrëfeu babai i Nurit, Vasim Setut.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...