“Është e vetmja shishe që ekziston – dridhem edhe kur e kapi në dorë”, tha profesor Jim Smith duke e ngritur një shishe Atomik.
Vodka artizane, e bërë nga drithërat dhe uji nga zona përjashtuese e Çernobilit, është produkti i parë konsumues që vjen nga zona e braktisur rreth centralit bërthamor të dëmtuar.
Ekipi nisi projektin e vodkës duke rritur misrin në një fermë në këtë zonë, transmeton portali arbresh.info.
“Ideja jonë ishte të përdorim ato drithëra për ta bërë një pije”, thonë ata.
Si dhe Prof Smith, i cili është i bazuar në Universitetin e Portsmouth, në Mbretërinë e Bashkuar, ekipi që qëndron pas pijes përbëhet nga studiues që kanë punuar në zonën e përjashtimit për shumë vite – duke studiuar se si toka është rikuperuar që nga aksidenti katastrofik bërthamor në 1986.
Ata shpresojnë të përdorin fitime nga shitja e tij për të ndihmuar komunitetet në Ukrainë të prekur ende nga ndikimi ekonomik i katastrofës./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...