Vaksinat kundër COVID që iu dhanë miliona njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar janë jashtëzakonisht të sigurta, me efekte anësore të lehta të pritshme, thotë rregullatori i barnave në vend, raporton BBC.
Ai vlerësoi raportet e sigurisë nga gati shtatë milion doza të dhëna deri më 24 janar kryesisht me vaksinën Pfizer.
U raportuan rreth 22,820 efekte ansore dhe pothuajse të gjithë ishin të lehtë, të tilla si një lëndim i krahut ose sëmundje e ngjashme me gripin.
Ndërkohë, hulumtimet e reja tregojnë se vaksina AstraZeneca mbron mjaft mirë nga varianti i ri ‘Kent’ i Covid.
Versioni i ri i virusit tani është dominues në pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar.
Vaksinat shihen si rrugëdalja nga pandemia dhe të gjitha provat e deritanishme sugjerojnë se ato janë të sigurta dhe efektive.
Efektet anësore ndodhin, por në të shumtën e rasteve, janë të lehta. Ato nuk janë sëmundja, por në të vërtetë janë përgjigja e trupit ndaj vaksinës.
Pacientët zakonisht bëhen më mirë brenda dy ditësh, thotë Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore.
Reaksione të rënda alergjike ndaj vaksinës Pfizer / BioNTech mund të ndodhin por janë shumë të rralla – midis një dhe dy rasteve për 100,000 doza të dhëna, vlerësojnë ekspertët.
MHRA mori 101 raporte të lidhura me alergjinë ndaj vaksinave.
Mjekët tashmë thonë se njerëzit me një histori të alergjive të rëndësishme alergjike ndaj përbërësve në vaksinën Pfizer-BioNTech nuk duhet ta marrin atë.
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...