Google ADS

Vlerat e kriptovalutave vazhdojnë të bien

09:12 | 28 Tetor 2018
Arbresh.info

Pavarësisht rënies së tregjeve të aksioneve në nivel botëror gjatë orëve të fundit, vlera e kriptovalutave ka mbetur e qëndrueshme.

Sipas të dhënave të Bitcoin brenda 24 orëve ka rënë me 0.31 për qind në rreth 6,481.09 dollarë, ndërsa Ripple ka pësuar një humbje prej 1.30 për qind dhe Ethereum me 0.46 për qind, përcjell Telegrafi.

Performanca e qëndrueshme e kriptovalutave u dallua ndjeshëm me herën e fundit kur pati një lëvizje të madhe në tregun e aksioneve.

Më 11 tetor, Bitcoin ra më shumë se 4 për qind, ndërsa Ripple dhe Ethereum u zhytën më shumë se 11 për qind. Në atë kohë, gjatë tre ditëve, kriptovalutat panë që 18 miliardë dollarë nga vlera e tyre u zhdukën kur vlera e aksioneve në tregjet botërore pësoi rënie.

Kjo lëvizje u pasua me nxjerrjen e një raporti nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku thuhej se “rritja e shpejtë e vazhdueshme e pasurive të kriptovalutave mund të krijojë dobësi të reja në sistemin financiar ndërkombëtar”.

Agjencia japoneze e Financiare (FSA) i ka dhënë industrisë së kriptovalutave statusin vetërregullues duke i dhënë Shoqatës japoneze të Bursave të Kriptovalutave rrolin për të mbikëqyrur dhe sanksionuar bursat që shkelin ligjet.

Bursat amerikane të kapitalit të mërkurën ranë ndjeshëm dhe ngritën shqetësimet e investitorëve mbi rezultatet e kompanive në tremujorin e tretë të vitit 2018. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme