Shëndeti i Vladimit Putin është duke u përkeqësuar, ndërsa është paralajmëruar se ai ka edhe 3 vite jetë, pasi burimet e inteligjencës ruse po shqetësohen gjithnjë e më shumë për udhëheqësin e tyre të sëmurë.
Një oficer i FSB-së e përshkroi gjendjen e presidentit rus si një ‘formë të rëndë të kancerit që përparon me shpejtësi’, pasi spekulimet u shtuan se Putini vuante nga një formë e sëmundjes së rëndë në mes të pushtimit të Ukrainës, shkruan Mirror, transmeton portal arbresh.info
Spiuni ka theksuar se liderit rus i kanë mbetur “jo më shumë se dy deri në tre vjet jetë”, ndërsa ka shtuar ai është duke e humbur edhe shikimin.
Lajmi për sëmundjen vdekjeprurëse të liderit rus doli si pjesë e një mesazhi sekret nga agjenti rus drejtuar të arratisurit dhe ish-agjentit të FSB-së Boris Karpichkov.
Spiuni i FSB-së raporton se lideri rus po refuzon të mbajë syzë nga frika se do të shfaqte një formë dobësie.
Zhvillimet vijnë pasi lajmet për përkeqësimin e shëndetit të tij vazhdojnë të dalin jashtë Rusisë nga një kanal Telegram që pretendon se ka burime brenda Kremlinit.
Putin thuhet se iu nënshtrua një operacioni ‘të suksesshëm’ të kancerit këtë muaj dhe po shërohet pas këshillave të mjekëve se trajtimi ishte ‘thelbësor’, sipas kanalit Telegram General SVR.
Lajmi u shfaq vetëm disa orë përpara se Putini të shfaqej në takimin e televizionit shtetëror me aleatin Alexander Lukashenko në Soçi, kur ai u kap në kamera duke i përdredhur këmbët, ndërsa dyshja po zhvillonin bisedime rreth situatës së fundit.
Christopher Steele, një ish-oficer i zyrës së MI6 Rusia, ka deklaruar më parë se Vladimir Putin po monitorohej vazhdimisht dhe po shoqërohej nga një ekip mjekësh, ndërsa thashethemet për një plan të ri pasardhës të Kremlinit po vazhdojnë të qarkullojnë.
Thashethemet mbi shëndetin e Putinit kanë filluar para dy vitesh, kur u tha se ai po vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe kanceri, por që kanë marrë një vëmendje të madhe pas pushtimit rus në Ukrainë./arbresh.info/
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...