Kryenegociatori bërthamor i Iranit, Ali Bagheri Kani, tha të mërkurën se vendi i tij ishte afër një marrëveshjeje përfundimtare ndërsa bisedimet po vazhdojnë në Vjenë.
“Pas disa javë bisedimesh intensive, ne jemi më afër se kurrë arritjes së një marrëveshje”, tha ai, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, ai ka paralajmëruar se “ende për asgjë nuk është rënë dakord, derisa të bihet dakord për të gjitha kërkesat”.
Ai u bëri thirrje partnerëve negociues që të jenë realistë, të shmangin mospërputhjen dhe të marrin parasysh mësimet nga katër vitet e fundit.
Negociatat po zhvillohen me pjesëmarrje të nivelit të lartë nga Rusia, Kina, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Irani.
Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në bisedime në mënyrë indirekte, pasi Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, gjatë administarëts së ish-Presidentit, Donald Trump.
Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit u nënshkrua në vitin 2015 me Teheranin dhe fuqitë botërore që siguruan që programi bërthamor i Iranit të ishte paqësor./AA/arbresh.info/
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...