Google ADS

Vjena rrit vlerën e gjobave për shkeljen e masave ndaj koronavirusit

14:56 | 5 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Autoritetet e Vjenës kanë përcaktuar një shumë të re të gjobave për shkeljen e masave kundër pandemisë, e cila bazohet në Ligjin për Masat e Shtetit Federal.

Autoritetet komunale do të ngarkojnë për mosrespektimin e distancës së paku një metër me 100 euro, dhe për shkeljen e detyrimit për të mbajtur maskë me 50 euro, transmeton portal arbresh.info

Nëse dikush përsërit veprën, ai përballet me një gjobë deri në 500 euro.

Për mos respektimin e karantinës gjoba është 150 euro.

Të paktën 300 euro priten për sipërmarrësit ose organizatorët e ngjarjeve që tejkalojnë numrin maksimal të pjesëmarrësve.

Nëse shkelësi është i mitur, parashikohet që dënimi i tij të përgjysmohet.

Vjena, sikurse shumë vende tjera të Europës është duke parë një numër në rritje të personave të infektuar me Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme