Google ADS

Vjen reagimi i Rusisë pasi BE’ja ndaloi importin e naftës ruse, ia ndërpret furnizimin me gaz këtij shteti

10:58 | 31 Maj 2022
K.B

Reagimi rus pas vendosjes së embargos së Bashkimit Europian ndaj naftës nga ky vend, ka ardhur menjëherë.

Kompania ruse e energjisë Gazprom njofton se ka pezulluar furnizimin me gaz të kompanisë holandeze GasTerra.

Në njoftimin zyrtar mësohet se shkak është bërë mospagesa e faturës së gazit për muajin prill dhe refuzimi për të paguar në rubla.

Më herët, kompania holandeze kishte njoftuar Gazprom Export se nuk kishte ndërmend të kryente pagesa në rubla për gazin e blerë, vendim ky i miratuar disa javë më parë me dekret të presidentit Vladimir Putin./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme