Grabitësit e një banke në Brazil kanë lidhur pengjet e tyre mbi automjete me qëllim të arratisjes nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në Aracatuba në Brazilin jugor, transmeton portal arbresh.info
Policia tha se të paktën tre persona u vranë, përfshirë një të dyshuar.
Autoritetet kanë theksuar se më shumë se 50 persona ishin të përfshirë në grabitje, duke bllokuar rrugët me automjete të djegura dhe duke vendosur pajisje shpërthyese në të gjithë qytetin.
Kryebashkiaku i Aracatuba Dilador Borges tha se policia po përpiqej të ndërhynte.
“Policia nuk mund të ndërhyjë, pasi janë në rrezik shumë jetë njerëzish”, tha ai për Band TV.
Ai tha se nuk e dinte nëse grabitësit kishin liruar të gjithë pengjet, por tha se forcat e sigurisë kishin rimarrë kontrollin e qendrës së qytetit.
Të paktën tre persona u vranë, përfshirë dy civilë dhe një grabitës, raportuan mediat braziliane, ndërsa dy persona u arrestuan.
Fati i shumicës së pengjeve, përfshirë ata që lidhen me automjetet, është i paqartë. Një grua që tha se ishte rrëmbyer nën kërcënimin e një arme dhe u hodh në një kamion.
Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të hënën dhe kryebashkiaku u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda, duke i paralajmëruar ata për rrezikun e pajisjeve shpërthyese.
“Jemi duke jetuar në një moment terrori”, tha kryebashkiaku./arbresh.info/
https://twitter.com/yurimacri/status/1432210171711922182
https://twitter.com/thalespatrizzi/status/1432207940627410945
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...