Një burrë i armatosur ka vjedhur një autoambulancë, me të cilën ka goditur qytetarët nëpër rrugët e Oslos, ka njoftuar policia norvegjeze.
Gjithashtu është konfirmuar se policia ka vënë “nën kontroll” veturën e vjedhur, të cilën e kanë goditur me disa plumba për ta ndalur burrin që po e ngiste, transmeton Telegrafi.
E në mesin e këmbësorëve të shkelur është edhe një foshnje që ishte në karrocë, që me urgjencë është dërguar në spital për tretman.
Sulmues ka lënduar disa persona që siç raportojnë mediat lokale nuk është precizuar numri i të lënduarve.
“I dyshuari nuk është lënduar shumë, ndërsa në vendin ku ka ndodhur sulmi ka forca të shumta të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në anën tjetër është bërë e ditur se autoritetet e sigurisë janë vënë pas një personi tjetër që besohet se ka lidhje me sulmin, kurse gjitha rrugët përreth janë bllokuar për shkaqe sigurie.
Megjithatë ajo çfarë nuk është theksuar, është nëse ky incident po trajtohet si sulm i qëllimshëm.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...