Vizitë e papritur – Putin dhe Erdoğan takohen në Moskë me 5 mars – diskutohen tensionet e përshkallëzuar

12:39 | 1 Mars 2020
Arbresh Info

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, do të shkojë në Moskë të enjten (5 mars) për t’u takuar me Presidentin rus Vladimir Putin, transmeton arbresh.info.

Gjithashtu sipas medieve turke, raporton arbresh.info, bëhet e ditur se pjesë e këtij delegacioni do të jenë edhe
Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar dhe Presidenti i MIT Hakan Fidan.

Në këtë takim pritet që të dy homologët të flasin për trafikun e diplomacisë midis dy vendeve e cila u tensionua pasi që 34 ushtarë turq ranë dëshmorë në Idlib nga sulmet e regjimit/arbresh.info/

Të ngjashme