Ministri i jashtëm i Venezuelës bëri një vizitë sekrete në Greqi.
Venezuela është aktualisht shteti që gëzon gjithë vëmendjen e botës demokratike dhe çdo zhvillim nuk kalohet pa u vënë re. Kështu është edhe një ndalesë e avionit qeveritar venezuelian me ministrin e Jashtëm, Jorge Arreaza në aeroportin e Athinës.
Ndalesa e Arreazas që sipas televizionit “SKAI” zgjati 4 orë, u zhvillua në datën 2 mars dhe ka ndezur debate të forta në Greqi
Kjo pasi, Jorge Arreaza është takuar në dhomën ‘VIP’ të aeroportit me një person ende të paidentifikuar, por që dyshohet se ka lidhje me kryeministrin grek Aleksis Tsipras. “SKAI” nuk di të thotë nëse ai ishte zyrtar i ambasadës së Venezuelës apo zyrtar i qeverisë greke.
Edhe pse kishte kërkuar leje për t’u ulur në Portugali dhe Zvicër, kjo nuk u miratua nga këto dy shtete, ndaj ndalesa e avionit u zhvendos në Athinë, për t’u mbushur me karburant.
Opozita greke ngre pyetjen se përse autoritetet lejuan që Jorge Arreaza të zbriste në territorin e tyre, si dhe po akuzojnë kryeministrin Aleksis Tsipras për lidhje me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro.
Lidhjet e partisë “Syriza” të Tsipras me Hugo Chavez dhe me pasuesin e tij në Karakas kanë qenë të hershme, ndërkohë që Greqia është ndër shtetet e pakta të Bashkimit Evropian që nuk ka dënuar Maduron dhe nuk e ka njohur Juan Guaido si president të përkohshëm të vendit.
Një tjetër detaj tjetër i rëndësishëm në këtë histori lidhet me faktin se ministri i Jashtëm i Venezuelës u largua nga Karakasi në të njëjtën ditë që jashtë vendit u nxor një sasi e konsiderueshme ari. Destinacioni final i Arreaza ishin Emiratet e Bashkuara Arabe.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...