Zëvendëspresidentja e zgjedhur e Tajvanit dhe ish-ambasadorja de facto në Uashington, Hsiao Bi-khim, po viziton Republikën Çeke pas një vizite që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara. Kjo vizitë ka nxitur zemërim në Kinë.
Hsiao, që do të marrë postin së bashku me presidentin e zgjedhur Lai Ching-te në maj, nga Kina cilësohet “separatiste konservatore e pavarësisë së Tajvanit” dhe Pekini ka vendosur sanksione ndaj saj.
Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj, një qëndrim që Qeveria në Tajpej e refuzon fuqishëm.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Tajvanit, Jeff Liu, tha se Hsiao është ftuar në Republikën Çeke nga instituti Sinopsis ku dhe do të flasë. Ajo, sipas tij, do të takohet me “miqtë” në këtë shtet dhe do të këmbejnë qëndrime para inaugurimit të saj.
Kryetari i Senatit çek, Milos Vystrcil, që kishte vizituar Tajvanin më 2020, publikoi të martën një fotografi në X – që më herët njihej si Twitter – të takimit të tij me Hsiaon.
Në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, tha se Qeveria çeke duhet të “kufizojë ashpër disa politikanë [çekë]” dhe “të ndërmarrë masa efektive për të shmangur ndikimet negative të këtij incidenti”.
Tajvani nuk ka raporte formale diplomatike me asnjë shtet evropian, përveç Vatikanit.
Por, shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore veçmas kanë shfaqur mbështetjen e tyre për Tajvanin – posaçërisht pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës – duke nxitur zemërim në Pekin për kontakte të tilla dhe duke zvogëluar izolimin diplomatik ndërkombëtar të Tajvanit.
Javën e kaluar, Kina shprehu zemërim lidhur me vizitën e Hsiaos në SHBA. Si Tajvani, ashtu edhe SHBA-ja thanë se kjo vizitë ishte private./Radio Evropa e Lirë
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...