Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë në Kinë, ku do të diskutojë disa çështje të rëndësishme strategjike me presidentin kinez Xi Jinping, tha ambasadori i Pekinit në Moskë.
“Në samit, udhëheqësit tanë do të diskutojnë të gjitha çështjet aktuale dhe kyçe të bashkëpunimit dypalësh, si dhe ndërveprimin tonë strategjik në arenën ndërkombëtare. Kjo është shumë e rëndësishme,” tha Zhang Hanhui.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se datat për vizitën e Putinit në Kinë janë caktuar por nuk janë shpallur.
Më 20 shtator, gjatë një takimi me zyrtarët kinezë, Putin tha se pranoi me kënaqësi ftesën e Xi për të vizituar Kinën në tetor për Forumin Brez dhe Rrugë./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...