Google ADS

Vizita e perandorit japonez në Britani mund të shtyhet

16:14 | 16 Mars 2020
Arbresh.info

Qeveria japoneze po mendon të shtyjë vizitën e perandorit Naruhito dhe perandoreshës Masako të planifikuar nga mesi i muajve prill dhe qershor, njoftoi media shtetërore Kyodo News duke cituar një burim të njohur me çështjen.

Vizita e planifikuar e perandorit japonez në Britaninë e Madhe mund të shtyhet për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftuan sot mediat.

Qeveria japoneze po mendon të shtyjë vizitën e perandorit Naruhito dhe perandoreshës Masako të planifikuar nga mesi i muajve prill dhe qershor, njoftoi media shtetërore Kyodo News duke cituar një burim të njohur me çështjen.

“Do të jetë më mirë për perandorin dhe perandoreshën që ta bëjnë udhëtimin e tyre në kushte të preferueshme si për Japoninë ashtu edhe për Britaninë”, citon raporti burimin.

Vizita, e planifikuar me ftesë të Mbretëreshës Elizabeth II, do të kishte qenë turneu i parë jashtë shtetit i çifti perandorak të Japonisë, pas kurorëzimit të Naruhito në maj të vitit të kaluar.

Gjithsej 35 persona në Britaninë e Madhe kanë vdekur deri më tani nga pandemia e koronavirusit, e njohur edhe si COVID, ndërsa 1.376 janë testuar pozitiv ndaj virusit./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme