Në takimin e parë si President i Francës, Emmanuel Macron ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel.
Angela Merkel ka bërë thirrje për Bashkimi Europian që të bëjë integrim më të thellë, ndërsa Macron ka bërë thirrje për reforma urgjente të bllokut, transmeton portali arbresh.info.
Kancelarja gjermane tha se ajo do të punojë shumë ngushtë me homologun e saj francez, Emmanuel Macron.
Ajo lëshoi një paralajmërim mbi gjendjen e pasigurt të BE-së, duke thënë se ky ishte një “moment kritik” për bllokun dhe se blloku do të jetë edhe më i fuqishëm nëse Franca është e fortë.
Merkel është zotuar që të dy vendet do të zhvillojnë një ‘plan’për të thelluar integrimin e BE-së dhe të bëjë zonën e euros më të qëndrueshme ndaj krizave.
Sipas Angela Merkel, taktikat për të ndryshuar në BE janë të mundshme.
Ajo ka shtuar se është e përgatitur për të bërë reforma në BE dhe ka deklaruar se ‘reformat janë të nevojshme’.
Në anën tjetër, Emmanuel Macron, është shprehur ‘i lumtur për të punuar në një plan të përbashkët të BE-së dhe të Eurozonës’.
“Në të kaluarën, subjekti i ndryshimeve të traktatit ishte një tabu për Francën. Kësaj rradhe do të jetë ndryshe”, ka shtuar ai.
Macron ka shtuar se ‘fillimisht do të fokusohen në politikat e azilit, punëtorëve dhe tregtisë dypalëshe’./Arbresh.info
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...