Presidenti amerikan Donald Trump po bëhet gati të fillojë udhëtimin e tij të parë jashtë vendit. Udhëtimi i tij nëntë ditor do të jetë në vendet e tre feve më të mëdha dhe sinjalizon një ndryshim 180 gradë nga qasja e paraardhësit të tij ndaj Lindjes së Mesme.
“Mënyra më e mirë për të parë strategjinë e Trump është ta shohësh atë si anti-Obama”, tha Robert Satloff, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politikat e Lindjes së Afërt në Uashington.
“Ai po e ndryshon përfundimisht politikën e jashtme amerikane nga koha e Barack Obamës në atë të epokës së Donald Trumpit për sa i takon Lindjes së Mesme.”
“Obama bëri një përpjekje të qëllimshme për të folur direkt me njerëzit,” shpjegon Satloff.
“Udhëtimi i tij i parë në Lindjen e Mesme përfshiu fjalime jo vetëm në asambletë kombëtare dhe parlamente, por edhe në universitete, ku ai mund të fliste përtej kokave drejtuese. Ai dëshironte të krijonte një ekuilibër të ri në botën arabe, ku ai u fliste njerëzve dhe jo udhëheqësve.” “Trump dëshiron ta zhbëjë këtë”, tha Satloff.
Ndalesa e parë në turneun e Presidentit Trump do të jetë Arabia Saudite, ku gjenden vendet më të shenjta të fesë islame. Ai do të pritet nga Mbreti Salman, i cili po formon një komision pritës prej rreth 20 krerësh shtetesh që përfaqësojnë një përqindje të madhe të sektit suni të fesë islame, prej 1.5 miliardë njerëzish në të gjithë botën.
Këshilltarët e Trumpit e shohin vizitën në Riad si një mundësi për të riparuar imazhin e presidentit në botën myslimane, pas një fushate elektorale të shënuar nga retorika që shumë e cilësojnë si islamofobi, dhe një presidencë që filloi me shpalljen e ndalimit të përkohshëm të hyrjes në Amerikë të refugjatëve myslimanë dhe vizat për qytetarët nga një numër vendesh me shumicë myslimane.
Brenda komunitetit për të drejtat e njeriut, vizita ka shkaktuar habi.
“Sigurisht, është një zgjedhje konsistente, duke pasur parasysh numrin e diktatorëve që janë pritur në Shtëpinë e Bardhë”, tha Andrea Presow, i organizatës “Human Rights Watch”.
Para se të ndërmarrë udhëtimin e parë jashtë Shteteve të Bashkuara, Presidenti Trump do të ketë pritur disa udhëheqës myslimanë autokratë, si Abdel Fatah al-Sisin e Egjiptit dhe Recep Tayyip Erdoganin e Turqisë.
“Pritshmëria është e vogël”, tha Richard LeBaron me Këshillin e Atlantikut dhe ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kuvajt.
“Ndalimi i udhëtimeve për në SHBA nuk i shokoi myslimanët”, tha për Zërin e Amerikës zoti LeBaron.
“Kjo pritej prej tyre nga Trump.”
Por nga imazhi për pritje të ngrohtë nga një përfaqësim kaq i fuqishëm i mbretërve myslimanë suni, emirëve dhe presidentëve, do të përfitonte së tepërmi udhëheqësi amerikan që ndeshet me probleme brenda vendit.
Duke informuar gazetarët rreth udhëtimit, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Herbert Raymond McMaster, tha se Trump do të përcjellë një mesazh të fuqishëm për udhëheqësit suni, rreth nevojës për të konfrontuar islamizmin radikal, të cilin zoti McMaster e quajti “një ideologji që përdor një interpretim të shfrenuar të fesë për të justifikuar krimet kundër të gjithë njerëzimit.”
“Presidenti do t’i inkurajojë partnerët tanë arabë dhe myslimanë që të ndërmarrin hapa të reja të rëndësishme për të nxitur paqen dhe për t’u ballafaquar me ato që nga ISIS, Al Qaida dhe Irani e deri tek regjimi i Asadit, të cilët mbajnë gjallë kaosin dhe dhunën që ka sjellë kaq shumë vuajtje në botën myslimane dhe përtej”, tha McMaster.
Mesazhi i Trump ka të ngjarë të mirëpritet nga udhëheqësit myslimanë suni, të cilët ishin të shqetësuar për politikat e Obama ndaj Iranit, të cilin ata e shohin si një problem shqetësues në rajon.
Ali Shihabi, shtetas saudit që drejton Institutin Arabia, një organizatë kërkimore me qendër në kryeqytetin amerikan, thotë se vizita e Trump “dërgon një mesazh se ai e kupton se aleatët myslimanë të Amerikës janë vija e parë e mbrojtjes në luftën kundër terrorizmit.”
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...