Google ADS

Vizita e Papës në Mianmar rrit frikën për dhunë

21:18 | 26 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Mianmari ka vendosur pllakatat  në të cilat thekson mirëseardhjen për Atin e Shenjtë.

Në katedralen e epokës koloniale, pllakave u është hequr pluhuri dhe gardhet janë pikturuar, transmeton portali arbresh.info

Yangon, kryeqyteti tregëtar i Mianmar, është duke u përgatitur për vizitën e Papës, ardhja e të cilit të do të shënojë vizitën e parë të një pape në kombin me shumicë budiste.

Megjithatë, një pjesë e popullit janë të frikësuar nga rritja e dhunës pas vizitës së Papës.

Mianmar akuzohet për kryerjen e spastrimit etnik kundër myslimanëve Rohingya në shtetin Rakinë, ndërsa pjesëtarët e pakicës së krishterë janë të frikësuar se deklaratat e Papës për myslimanët mund të sjellin trazira.

Më shumë se 620 mijë myslimanë Rohingya janë larguar nga shtëpitë e tyre në Mianmar dhe kanë kërkuar strehim në Bangladesh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme