Taksapaguesit anglezë do të marrin një faturë prej 3 milion paundësh për vizitën e presidentit të Shtevete të Bashkuara në Angli.
Policia ka shpenzuar saktësisht 2.87 milion paund për sigurinë e Trump gjatë vizitës së tij tre ditore në Londër. Mbi 3000 oficera policie kanë qenë në shërbim të tij secilën nga ditët.
Kjo shumë ka mbuluar mbrojtjen e tij ndërsa ai flinte në Shtëpinë Winfield, ambasadorit të SHBA në Londër, shkruan Opinion.al. Ka mbuluar gjithashtu edhe vizitën në Kështjellën Windsor, ku ka takuar mbretëreshën, dhe shoqërimin në aeroport.
Trump gjithashtu ka vizituar një fushë golfi skoceze dhe Pallatin Blenheim, të cilat shuma marramendëse nuk i ka mbuluar. Pasi të zbardhen edhe shpenzimet në këto dy vende, mendohet se do ta kalojë shifrën 3 milion paund.
Vizita e Trump u shoqërua me protesta të shumta në Londër, ndaj edhe vizita e tij u programua për ta shmangur kryeqytetin sa më shumë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?