Në të gjithë botën vitin e kaluar kanë humbur jetën rreth 770 mijë njerëz për shkak të virusit të mungesës së imunitetit të njeriut (SIDA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në një raport të publikuar nga Programi i Përbashkët (UNAIDS) i OKB-së për HIV/AIDS, thuhet se që nga fillimi i epidemisë së HIV-it e deri më tani janë infektuar me HIV 74.9 milionë persona ndërkohë që 32 milionë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjeve të lidhura me SIDA-n.
Në raportin e UNAIDS thuhet se vitin e kaluar në botë kanë rezultuar 37.9 milionë njerëz bartës të HIV-it. Kjo shifër në vitin 2017 ka qenë rreth 36.9 milionë ndërsa 36.7 milionë njerëz në vitin 2016.
Nga bartësit e HIV-it vitin e kaluar 36.2 milionë kanë qenë të rritur ndërsa 1.7 milionë fëmijë nën moshën 15-vjeç.
Në raport theksohet se në vitin 2018, rreth 79 për qind e bartësve të HIV-it ishin të vetëdijshëm për situatën e tyre.
Ndër të tjera në vitin 2018 bëhet e ditur se rreth 1.7 milionë persona janë infektuar me HIV ndërsa 770 mijë njerëz kanë humbur jetën për shkak të SIDA-s.
– Më shumë se 20 milionë njerëz me HIV në Afrikën Lindore dhe Jugore
Sipas raportit të UNAIDS në vitin 2018 në Afrikën Lindore dhe Jugore janë regjistruar 20.6 milionë persona bartës të HIV i cili shkakton sëmundjen e SIDA-s.
Kjo u pasua nga Afrika Perëndimore dhe Qendrore me një mesatare prej 5 milionë njerëz, nga Azia dhe Paqësori me 5.9 milionë njerëz, Amerika Latine me 1.9 milionë, Karaibet me 340 mijë, Evropa Lindore dhe Azia e Mesme me 1.7 milionë, Evropa Perëndimore dhe e Mesme si dhe Amerika Veriore me 2.2 milionë dhe nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore me mesatare 240 mijë.
– Është vërejtur ulje me një të tretën në vdekjet me burim HIV
Sipas raportit norma e vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet me burim HIV-in, nga 1.7 milionë në vitin 2014 ka rënë në 770 milionë vitin e kaluar. Që nga viti 2010 e deri më tanë është vërejtur një ulje me 33 për qind në masën e vdekjeve me burim HIV-in.
Rënia e këtyre normave në nivel global është siguruar nga arritjet në luftën kundër sëmundjeve në Afrikën Lindore dhe Jugore e cila kryeson me 54 për qind të bartësve të HIV-it në botë. Norma e vdekjeve për shkak të HIV-it në rajon që nga vitin 2010 e deri në vitin 2018 është ulur me 44 për qind.
– Vitin e kaluar u trajtuan 24.5 milionë persona
Sipas raportit të UNAIDS vitin e kaluar testet dhe trajtimet kanë arritur më shumë tek personat bartës të HIV-it. Vitin e kaluar, 24.5 milionë njerëz që jetonin me HIV kanë pasur qasje në terapitë antiretrovirale. Në vitin 2015 janë trajtuar 17.2 milionë njerëz, në vitin 2016 janë trajtuar 19.4 milionë ndërsa në vitin 2017 janë trajtuar 21.7 milionë njerëz.
– Me testin e diagnostikimit të shpejtë për HIV-in, mund të kryhen diagnostikimet brenda ditës
Virusi HIV i cili shkakton SIDA-n, shkakton sëmundjen duke dëmtuar sistemin imunitar.
Virusi mund të transmetohet tek një person tjetër nëpërmjet gjakut, spermatozoidit, lëngjeve vaginale ose ushqyerja me gji të një personi të infektuar me HIV. Gjithashtu HIV transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale pa mjete ruajtëse, transplantimit të gjakut dhe organeve dhe nga nëna te foshnja.
Theksohet se ilaçet antiretroviale mund të kontrollojnë virusin dhe ndihmojnë në parandalimin e infektimit të të tjerëve dhe që HIV-i mund të diagnostikohet brenda ditës nëpërmjet rezultateve të testimeve të shpejta për HIV ndërsa kjo lehtëson proceset e trajtimit dhe kujdesit.
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag