Google ADS

Vitin e kaluar, 75.9 milionë njerëz u zhvendosën në mbarë botën

12:49 | 15 Maj 2024
K.B

Numri i personave të zhvendosur në të gjithë botën arriti në 75.9 milionë në vitin 2023.

Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme në një raport ka bërë të ditur se 7.7 milionë të zhvendosur nga katastrofat dhe 68.3 milionë nga konflikti dhe dhuna vitin e kaluar, teksa luftrat në Sudan dhe Gaza pritet të rrisinin numrin e atyre që largohen edhe më shumë.

“Gjatë dy viteve të fundit, ne kemi parë nivele të reja alarmante të njerëzve që duhet të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit dhe dhunës, madje edhe në rajone ku situata ishte përmirësuar.

Konflikti dhe shkatërrimi që ai lë pas, po i pengon miliona njerëz të rindërtojnë jetën e tyre, shpesh për vite të tëra tha Alexandra Bilak”, drejtore e Qendrës së Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme

Raporti vë në dukje se numri i zhvendosjeve të brendshme, kur njerëzit janë detyruar të lëvizin gjatë gjithë vitit për t’i shpëtuar konfliktit, brenda vendit të tyre, është rritur në dy vitet e fundit.

Në raportin e saj të vitit 2023 mbi popullsinë e zhvendosur me forcë, agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, raportoi se 62.5 milionë njerëz ishin zhvendosur brenda vendit në fund të vitit 2022 krahasuar me 36.4 milionë refugjatë që kishin ishin larguar nga konflikti, dhuna dhe persekutimi po atë vit.

Sudani ka numrin më të lartë me rreth 9.1 milionë njerëz të zhvendosur, ndërsa në Rripin e Gazës , 1.7 milionë palestinezë u zhvendosën brenda vendit deri në fund të vitit 2023. Gjithashtu nga 26.4 milionë lëvizje të detyruara për shkak të fatkeqësive, një e treta ishin në Kinë dhe Turqi si rezultat i ngjarjeve ekstreme të motit dhe tërmeteve të forta.

Sipas ekspertëve ndryshimet klimatike po shpeshtojnë dhe po i bëjnë më intensive ngjarjet ekstreme të motit dhe kjo mund të çojë në më shumë zhvendosje, por jo vetëm kaq pasi ka faktorë të tjerë ekonomikë, socialë dhe politikë që qeveritë mund t’i trajtojnë për të minimizuar ndikimet e zhvendosjes edhe përballë ndryshimeve klimatike./tvklan.al

Të ngjashme