Viti 2020 u regjistrua si viti më i ngrohtë në Evropë, sipas shërbimit të Bashkimit Evropian për monitorimin e klimës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke parë trendin e qëndrueshëm gjatë dekadës së kaluar, Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Kopernik (C3S) tha se 2020 ishte viti i gjashtë në serinë e viteve jashtëzakonisht të ngrohta duke filluar nga viti 2015.
Evropa regjistroi vitin e saj më të ngrohtë, 0,4 grad Celcius më të ngrohtë se viti 2019, i cili më parë ishte viti më i ngrohtë, shtoi ai në një deklaratë me shkrim.
Ndërkohë, Kopernik raportoi një rritje të përqendrimeve të dioksidit të karbonit në atmosferë me një normë prej afërsisht 2,3 ppm në vit më 2020, duke arritur një maksimum prej 413 ppm gjatë majit të vitit 2020.
“Nuk është për t’u habitur që dekada e fundit ishte më e ngrohta e regjistruar dhe është një tjetër kujtesë për urgjencën e reduktimeve ambicioze të emetimeve për të parandaluar ndikimet e pafavorshme të klimës në të ardhmen”, deklaroi Carlo Buontempo, drejtori i C3S.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër