Viti i Ri 2024 ka mbërritur në Rusi, por ndryshe nga e gjithë bota që po e mirëpret me festime dhe spektakël fishekzjarresh, në Sheshin e Kuq të Moskës dhe provincat përreth atmosfera festive është “e vdekur”.
Ashtu sikurse vitin e shkuar edhe këtë vit, Kremlini ka lënë në hije festimet e Vitit të Ri, ndërsa vendin me 143.4 milion banorësh e ka pllakosur “zia” duke u fokusuar te konflikti me fqinjin e saj Ukrainën.
Presidenti Vladimir Putin më herët ka miratuar një rritje rekord buxhetore prej rreth 30% për shpenzimet ushtarake në vitin 2024, duke arritur në 376.7 miliardë euro.
Por nuk pati fishekzjarre të Vitit të Ri. Autoritetet në disa qytete janë zotuar të dërgojnë para në vijat e para.
Pavarësisht festimeve të anuluara, turmat e Moskovitëve dhe vizitorëve kanë gjetur mënyrën e tyre për të festuar në qendër të qytetit.
Vlen të theksohet se konflikti Rusi-Ukrainë nuk është lufta e vetme që ka hedhur hije mbi fillimin e vitit 2024, me konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit ende të ndezur në Lindjen e Mesme./tch
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...