Në këtë artikull do të gjeni disa nga çështjet që e presin Bashkimin Europian gjatë vitit 2022.
Problemet pas Brexit në Irlandën e Veriut
Gjashtë vjet pas referendumit të Brexit dhe një vit që kur shkurorëzimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE hyri në fuqi, çështja po merr ende një kohë të konsiderueshme në Bruksel.
Pika kryesore e bllokimit është ajo rreth çështjeve tregtare në Irlandën e Veriut, transmeton portal arbresh.info
Brexit bëri që Londra të nënshkruajë Protokolin e Irlandës së Veriut, i cili e mban Irlandën e Veriut, edhe pse pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, në tregun e përbashkët të mallrave të Bashkimit Europian.
Brukseli kërkon kontroll rregullator mbi atë që hyn në tregun e vetëm, kështu që protokolli parashikonte kontrolle të vendosura për mallrat që mbërrinin në Irlandën e Veriut nga Britania.
Pra, për të shmangur një kufi midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, Brexit krijoi një kufi de-fakto në Detin Irlandez.
Londra, pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes, pretendon se protokolli i ka ngarkuar bizneset me dokumente shtesë.
Me këtë rast, Mbretëria e Bashkuar do të rinegociojë protokollin, diçka që Brukseli e ka hedhur poshtë.
Të dyja palët shpresojnë për një marrëveshje të shpejtë në vitin 2022, shkruan euronews.
“Unë mendoj se në rastin e Irlandës së Veriut, duke ditur historinë, duke ditur se sa të vështira kanë qenë katër ose pesë vitet e fundit, mendoj se duhet të jemi shumë përgjegjës për atë që po vendosim në tryezë”, tha nënkryetari i Komisionit Europian, Maros Sefcovic, i cili drejton negociatat e Brexit për bllokun.
Marrëveshja e Gjelbër Europiane
Marrëveshja e Gjelbër Europiane është politika kryesore e Brukselit, e cila ka për qëllim që të ndikojë në ndryshim klimatik deri në vitin 2050.
Komisioni Europian, i udhëhequr nga Ursula von der Leyen, është në mes të propozimit të legjislacionit të ri për arritjen e këtij qëllimi, transmeton portal arbresh.info
Në vitin 2022, pritet të dealë një propozim i ri për emetimet CO2 për automjetet e rënda.
Roli i energjisë bërthamore gjithashtu do të shfaqet shumë në diskutime. Vendet e BE-së do të luftojnë për përzierjen më të mirë të energjisë, me Gjermaninë dhe Belgjikën që do të heqin dorë nga ato bërthamore.
Problemet e teknologjisë
BE-ja mund të hapë një epokë të re për gjigandët e teknologjisë në vitin 2022.
Shqetësimi në rritje për rolin e mediave sociale në polarizimin e komuniteteve dhe përhapjen e dezinformatave ka bërë që BE-ja të ndjekë me shpejtësi legjislacionin për të frenuar kompani si Meta, e njohur më parë si Facebook.
Akti i Shërbimeve Dixhitale dhe Akti i Tregjeve Dixhitale janë një prioritet kryesor për presidencën gjashtëmujore franceze të BE-së që fillon në janar, siç ka deklaruar tashmë presidenti Emmanuel Macron.
Presidenti francez dëshiron të “transformojë Europën në një fuqi dixhitale”./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...