Visa dhe Mastercard po pezullojnë transaksionet në Rusi.
Mastercard tha se kartat e lëshuara nga bankat ruse nuk do të mbështeten më nga rrjeti Mastercard dhe çdo Mastercard e lëshuar jashtë vendit nuk do të funksionojë në tregtarët ose ATM-të ruse, transmeton portal arbresh.info
Visa tha se transaksionet duke përdorur kartat Visa të lëshuara në Rusi nuk do të funksionojnë më jashtë vendit dhe çdo kartë Visa e lëshuar nga institucione financiare jashtë Rusisë nuk do të funksionojë më në Rusi.
“Ne jemi të detyruar të veprojmë pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe ngjarjeve të papranueshme që kemi dëshmuar”, tha në një deklaratë Al Kelly, kryetar dhe shef ekzekutiv i Visa Inc.
“Na vjen keq për ndikimin që kjo do të ketë te kolegët tanë të çmuar dhe te klientët, partnerët, tregtarët dhe mbajtësit e kartave që u shërbejmë në Rusi. Kjo luftë dhe kërcënimi i vazhdueshëm ndaj paqes dhe stabilitetit kërkojnë që ne të përgjigjemi në përputhje me vlerat tona”./arbresh.info/
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji