Analiza të reja të kryera nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare sugjerojnë se një grup kriminelësh të dyshuar kinezë mund të kenë qenë prapa virusit “WannaCry” që më herët gjatë muajit çoroditi sistemet kompjuterike në mbarë botën.
Kërkuesit nga njësia “Flashpoint” shqyrtuan gjuhën e përdorur nga shkaktarët e virusit për të kërkuar para në këmbim të zhbllokimit.
Ata thanë se, gramatika e përdorur dhe shenjat e pikësimit tregojnë se autori i shkrimit “ose është kinez, ose person që flet rrjedhshëm gjuhën”.
Versionet e përkthyera të kërkesës për para sugjerojnë se është përdorur një përkthim elektronik. Kërkesat mund të ishin bërë në 28 gjuhë të ndryshme, por vetëm versioni kinez dhe ai anglez dukej se ishin shkruar nga njerëzit.
Virusi “WannaCry”, ose “dua të qaj”, preku mbi 200 mijë kompjutera në 150 vende të botës, duke infektuar sistemet e qeverive, shëndetësisë dhe ato të kompanive private.
Agjencia Kombëtare e Antikrimit në Britani, FBI-ja amerikane dhe Europol ende po hetojnë për identifikimin e përgjegjësve. Hetime të mëhershme të software-it kishin sugjeruar se prapa sulmit mund të ishin hakera të Koresë së Veriut.
Por kërkuesit e Flashpoint dolën në përfundimin se kërkesa për para e bërë në gjuhën koreane ishte një përkthim i dobët nga anglishtja.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës