“Kjo është lufta më e rëndësishme e viteve të fundit. Për të fituar këtë luftë kemi nevojë për kontributin e 60 milionë italianëve”, tha kryeministri italian Çonte, transmeton arbresh.info
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka deklaruar se “ende nuk kemi arritur kulmin dhe se këto janë javët më të rrezikshme si pasojë e koronavirusit të ri (Covid-19)”.
Në një intervistë për gazetën “Corriere della Sera”, Conte tha se numri i të vdekurve ka arritur në 1.809 ndërsa numri i të prekurve nga Covid-19 në 24.747.
Kryeministri italian porositi që në asnjë mënyrë të mos dilet nga shtëpitë përveç nevojave.
“Ne duhet të qëndrojmë në shtëpi duke shmangur kontaktet me rrezik. Në këtë mënyrë luftojmë virusin në mënyrë më efektive. Shkencëtarët thonë se virusi nuk ka arritur ende kulmin. Këto janë javët më të rrezikshme. Nevojitet kujdes maksimum. Kjo është lufta më e rëndësishme e viteve të fundit. Për të fituar këtë luftë kemi nevojë për kontributin e 60 milionë italianëve”, tha Conte.
Ai tha se karantina e zbatuar që nga java e kaluar do të vërehet edhe në periudhën e ardhshme. “Duhet të presim edhe disa javë për të parë nëse kanë dhënë apo jo rezultat vendimet që kemi marrë në kuadër të udhëzimeve nga bordi teknik shkencor”, tha Conte.
Sipas tij, për momentin nuk janë të nevojshme kufizime të reja. Conte thekson se është shumë e rëndësishme zbatimi i rregullave aktuale dhe se vendimi i bashkive për mbylljen e parqeve është një vendim i drejtë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...