Google ADS

Virusi COVID-19, Parlamenti Europian anulon seancat plenare

19:29 | 9 Mars 2020
L G

Seancat e së mërkurës dhe të enjtes të Parlamentit Europian do të anulohen për shkak të frikës nga koronavirusi.

Ky është vendimi i zyrtarëve europian si masë parandaluese për përhapjen e virusit.

Këto seanca ishin parashikuar të zhvilloheshin në Strasbourg por ato u zhvendosën në Bruksel.

Gjatë seancës së nesërme pritet të diskutohet mbi situatën e emigrantëve në kufirin greko-turk por nuk do të merret asnjë vendim.

Thuajse çdo shtet i Evropës është prekur nga koronavirusi ku ka patur dhe shumë viktima.

Në Itali është regjistruar numri më i madh i të vdekurve, ndërkohë që ditën e sotme janë konfirmuar dhe dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme