Italia ka kohë dy javë për të ndalur përhapjen e koronavirusit ose duhet “të ndjek hapat” e vendeve tjera fqinje të cilat ndërmorën masa të rrepta si kundërpergjigje e COVID-19.
Zyrtarët shëndetësor italian kanë deklaruar se “ringjallja” e COVID-19 ka arritur në një “fazë akute.”
Massimo Galli, drejtori i sëmundjeve infektive në spitalin Luigi Sacco në Milano ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve në Itali, vend ky me numrin më të lartë të rasteve ditore këtë javë, nuk është rezultat i testimeve rekord, siç kanë deklaruar politikanët, por është një shenjë e rikthimit të rrezikut te qytetarët, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi një situatë që na kujton një mjaft shqetësuese që ne tashmë kemi përjetuar”, tha Galli, duke iu referuar kulmit të rasteve dhe viktimave në mars dhe prill kur rritja e infeksioneve rezultoi në një rekord një-ditor me 969 viktima, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...