Virologu i njohur gjerman, Christian Drosten ka paralajmëruar Gjermaninë. Nëse vendi nuk bën përpara me vaksinimin, mund të ketë edhe 100.000 të vdekur të tjerë në muajt e ardhshëm, thotë ai.
Christian Drosten është një nga virologët më të njohur gjermanë, po ashtu i njohur në botë, dhe fjala e tij mbi pandeminë gjithmonë dëgjohet me vëmendje në Gjermani, ashtu siç edhe ndez debat. Në një podcast të fundit të tij ai ka paralajmëruar Gjermaninë nga “një dimër shumë i vështirë” dhe madje i sheh të mundura edhe kufizimet e kontaktit, shkruan agjencia e lajmeve DPA. Nëse nuk ka sukses në drejtim të vaksinimit, atëherë Gjermania duhet të përgatitet për të paktën 100.000 të vdekur të tjerë nga Corona, “para se të qetësohen ujërat”, tha ai në podcastin javor për NDR. Madje ai e cilëson atë si “një vlerësim të kujdesshëm”. Drosten e merr këtë shifër nga krahasimi me Britaninë e Madhe.
Prof. Christian Drosten drejtues i virologjisë në Charite në Berlin shprehet në lidhje me gjendjen në spitale e trajtimin intensiv. “Kemi për momentin një situatë emergjence”. Ai kërkon “që të veprohet menjëherë”. Për këtë duhen diskutuar edhe masa për “të cilat ne shpresonim, se i kishim lënë pas.”
Kufizimi i kontakteve – një mundësi
Sipas virologut “ne duhet të kontrollojmë ndoshta sërish zhvillimin e infektimeve përmes masave të kontaktit, jo ndoshta, por me siguri”. Megjithatë ai pranon, se do të ishte e vështirë nga ana juridike, që të vendosen masa të zgjeruara të kufizimit të kontaktit. Si mundësi tjetër për të mos shkuar deri tek kufizimi i kontaktit, virologu gjerman përmend vaksinimin përforcues. Kjo është diçka për të cilën vërtet besoj”, por Drosten pranon, se fillimisht duhen vaksinuar personat e moshuar për herë të tretë që të evitohen rastet e vdekjeve. “Qëllimi ideal është një popullsi tre herë plotësisht e vaksinuar”, citon DPA virologun Drosten.
Të vaksinuarit e transmentojnë virusin
Kush nuk është vaksinuar dhe shkon me një test negativ në punë apo në ndonjë aktivitet, mund të infektohet aty, sepse edhe të vaksinuarit mund ta transmentojnë virusin. Drosten thotë, se masa që të rifuten sërish testet nuk është e gabuar si parim, por “ajo paraqitet si një frenë emergjence, e nuk ka për të qenë aspak e tillë”. Christian Drosten thotë, se i duhet bërë e qartë popullatës, “se situata është shumë serioze këtë moment”. “Ne jemi në një situatë të keqe. Kemi 15 milionë vetë që mund të ishin vaksinuar dhe duhet të ishin vaksinuar.” Rruga për daljen nga kjo situatë është e qartë: “Ne duhet të mbyllim boshllëqet e vaksinimit.”/DW
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin