Virologia kineze: Tregu i Wuhanit u përdor si karrem, koronavirusi doli nga një laborator ushtarak

21:39 | 2 Gusht 2020
Arbresh Info

Një virologe nga Kina, ka thënë se coronavirusi e ka origjinën nga një laborator ushtarak.

Sipas medieve të huaja, Li Meng-Yan, njëherësh specialiste në Shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, potencoi se e “vlerësoi qartë” që COVID-19 erdhi nga një laborator i Ushtrisë Çlirimtare të Popullit.

Kina është përballur me akuza të larmishme nga vendet e ndryshme të botës, mbi çështjen e pandemisë së coronavirusit.

Deri më tani u raportua që virusi nuk ishte i natyrshëm dhe që i njëjti u prodhua në laborator, mirëpo këto pretendime u hodhën poshtë nga vetë autoritetet kineze.

Meng-Yan megjithatë pretendoi se burimi i këtij shpërthimi gjendej në një laborator ushtarak, të cilin ajo e kishte zbuluar, derisa studionte transmetimin e këtij virusi mes njerëzve.

Duke folur gjatë një interviste, ajo pohoi se nuk u mor parasysh për raportimin e gjetjeve të saj.

“Në atë kohë, e kisha vlerësuar qartë se virusi vinte nga një laborator ushtarak i Partisë Komuniste Kineze”, u shpreh Meng-Yan.

“Tregu i Wuhanit ishte përdorur thjesht si një karrem”, rrëfen ekspertja.

Deklarata e saj vjen pasi coronavirusi dyshohet që shpërtheu në një treg të Wuhanit në Kinë.

 

 

Të ngjashme