Rajoni Viktoria në Australia i ka regjistruar 16 të vdekur dhe 279 raste të reja të koronavirusit të dielën. Autoritetet morën vendim që gjendja emergjente të zgjatet edhe për një muaj.
Njëmbëdhjetë raste të reja ishin të lidhura me qendrat për kujdesin ndaj të moshuarve, ndërsa numri i rasteve aktive në këto qendra tashmë ka arritur në 2075, bëri të ditur kryeministri rajonal, Daniel Andrews.
Në tërë Australinë, deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 395 persona, ndërva vetëm në Viktoria janë regjistruar 309 viktima, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Për shkak të situatës shqetësuese, autoritetet në Viktoria vendosën që gjendja emergjente të mbetet në fuqi të paktën deri në mesnatën e 13 shtatorit.
Kryeministri rajonal refuzoi të tregonte se kur do të largohen masat e rrepta të izolimit në qytetin Melbourne, por tha se është optimist se kufizimet janë duke dhënë efekt.
Për shkak të masave të izolimit, në këtë vend ka rënë me të madhe numri i rasteve të gripit, duke u ulur për 85 për qind.
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...