Google ADS

Viktimat e vërshimeve në Indi tani përballen edhe me gjarpërinjtë

11:11 | 25 Gusht 2018
Arbresh.info

Viktimat e vërshimeve në shtetin indian të Keralas janë paralajmëruar të përgatiten për një kërcënim të ri: gjarpërinjtë.

Disa ekipe për kapjen e nepërkave janë dërguar në zonat e prekura, për shkak të frikës së zvarranikët mund të jenë duke u fshehur në dollapët, nën qilimat, ose brenda makinave larëse në shtëpitë e zhytura më parë, transmeton portali arbresh.info.

Spitalet në zonat më të goditura janë furnizuar me kundërhelme.

Përmbytjet shkatërruese kanë marrë jetët e rreth 400 personave në Kerala që nga muaji qershor.

Më shumë se një milion të tjerë janë zhvendosur, shumë prej tyre janë dërguar nëpër strehimore të krijuara nga shteti përgjatë vendit.

Përveç gjarpërinjve, akrepa dhe insekte të tjera thuhet se kanë kaluar në shtëpi njerëzore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme