Mbi 70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, vazhdojnë të zbulohen viktima të genocidit nazist.
Arkeologët në Poloni zbuluan një varr masiv të të burgosurve në kampin e vdekjes Gross-Rosen, aty ku tani gjendet një muze përkujtimor.
Eshtrat u evidentuan fillimisht në shtator në atë qe dikur ka shërbyer si vendstrehim nga bombardimet dhe punimet e konservimit u ndërprenë. Arkeologet mendojnë se numri i personave te varrosur është mbi 300.
“Zbulimi i eshtrave njerëzore përputhet me dëshminë e një prej ish-të burgosurve në kamp, një belg që shërbente si doktor. Ai kishte thënë se mbi 300 persona ishin varrosur këtu”, Katarzyna Pawlak-Weiss, historiane.
Deri më tani arkeologët kanë nxjerrë eshtra që i përkasin afërsisht 30 personave, të cilat ekipi shpreson t’i identifikojë.
Sipas dëshmive të të mbijetuarve të burgosurit që kishin vdekur për shkak të sëmundjeve apo urisë ishin hedhur në llogore në ditët e fundit të operimit të kampit, por ekspertët pretendojnë se në disa prej eshtrave kishte edhe shenja plumbash.
Mbi kampin Gross Rosen ka shumë pak dokumente. Ai thuhet të jetë krijuar në gusht te 1940-tës dhe ishte mes kampeve më famëkeqe naziste.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...