Google ADS

“Viktimat e heshtura”, artisja vizaton vuajtjet e fëmijëve në Jemen

22:57 | 4 Mars 2018
Trina Galanxhi

Artistja e rrugës, Haifa Subay, ka sjellë në vëmendje vuajtjen e viktimave në Jemenin e shkatërruar nga lufta.

Në vizatimet e saj, ajo ka sjellur edhe një djalë që mban me dorë këmbën e tij, të cilën e humbi në një minë tokësore, transmeton portali arbresh.info

“Veprat e artit dhe fushata në përgjithësi kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për për çështjet e grave dhe fëmijëve, dhe sidomos për vujatjet e tyre në kohën e luftës”, ka thënë ajo për RT.

Burri i Subay, Murad, i cili është gjithashtu artist, njihet si Banksy i Jemenit.

Sikurse gruaja e tij, edhe ai nëpër murale ka paraqitur vuajtjen me të cilën ballafaqohen civilët në  Jemen.

Lufta civile e Jemenit filloi në mars të vitit 2015, kur koalicioni i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë bombardimesh kundër rebelëve Houthi, në përpjekje për të rivendosur Abdrabbuh Mansur Hadi si president.

Gjatë konfliktit janë vrarë mijëra njerëz, janë zhvendosur një numër i madh banorësh dhe miliona të tjetër vazhdojnë të jetojnë në prag të urisë, gjendje e cila ka dërguar edhe në shpërthimin e kolerës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme