Të mbijetuarit e abuzimit seksual nga priftërinjtë katolikë i kanë bërë thirrje Vatikanit që të publikojë listën e klerikëve të akuzuar.
Thirrja erdhi, pasi që Kryepeshkopi Carlo Maria Vigani, i dërguari i Vatikanit në Uashington, publikoi një letër 11-faqëshe.
Ai e akuzonte Papën se e dinte për akuzat kundër kardinalit të shquar Theodore McCarrick, transmeton portali arbresh.info.
Ish-kryepeshkopi 88-vjeçar i Uashingtonit – një nga udhëheqësit më të lartë katolikë për t’u ballafaquar me akuzat për abuzime – dha dorëheqjen si kardinal në fund të korrikut edhe kur ai i mohoi akuzat.
Dosja e Vatikanit mbi McCarrick përmban “fakte themelore në lidhje me Papa Françeskun dhe dy papë të tjerë, Benedikti dhe Gjon Pali”.
Kjo tregon se ata mbulonin abuzimin seksual klerik, tha Peter Isley me grupin Ending Clergy Abuse (ECA)./Arbresh.info/
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen