Roveri Indian që ndodhet në Hënë është vendosur në ibernim. Ky modalitet duhet të zgjasë dy javë, që përkon edhe me kohëzgjatjen e natës hënore.
Pas uljes me sukses në polin jugor të satelitit tonë, zonë e paprekur nga njerëzimi deri më sot, Roveri para fikjes ka bërë një ngritje prej 40 cm. Ndërkohë që pavarësisht natës dyjavore, panelet janë hapur dhe pozicionuar në pritje të 22 Shtatorit për rrezet diellore, pasi kjo është edhe mënyra e rikarikimit të baterive.
Deri më tani nuk bëhet e ditur nëse ka arritur të marrë kompione të ujit, duke patur parasysh se qëllimi kryesor ishte pikërisht prania e ujit në forme akulli, pasi temperaturat aty shënojnë -120 gradë Celcius.
Por ka mbërritur konfirmimi për elemente kimike të tjerë që janë gjetur në sipërfaqen e hënës, ndër të cilët squfur, alumin, hekur, calcium, krom, oksigjen dhe silic.
Të gjitha të dhënat e misionit indian, që janë nisur në Tokë, fillimisht do të analizohen nga shkencëtarët vendas, dhe më pas nga komuniteti shkencor global./Klan News
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...