Afërsisht një milion njerëz në Vietnamin jugor përballen me evakuim nga rruga e tajfunit vdekjeprurës që pritet të arrijë nga Deti i Kinës Jugore, raporton BBC.
Komiteti i parandalimit të katastrofave kombëtare ka thënë se më shumë se 70 mijë njerëz janë zhvendosur nga zonat që pritet të preken, transmeton portali arbresh.info
Tajfuni Tembin ka vrarë të paktën 230 persona dhe ka lënë pa shtëpi 75,000 të tjerë në Filipine.
Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të 100 personave të zhdukur.
Urat dhe rrugët e ishullin të Mindanao janë shkatërruar ose bllokuar nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa një mijë shtëpi janë prishur dhe shumë orizore janë përmbytur./Arbresh.info/
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...