Në Vietnam, një zonë ku jetojnë rreth 10 mijë njerëz në provincën Vinh Phuc është vendosur në karantinë me qëllim marrjen e masave kundër koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, për shkak të konstatimit të vrusit Covid-19 te shtatë persona, mësohet se janë mbyllur hyrjet dhe daljet e zonës Son Loi, ku ndodhen fshatrat që jetojnë mbi 10 mijë njerëz, zonë e cila është rreth 50 km nga kryeqyteti Hanoi i Vietnamit.
Autoritetet në Vinh Phuc duke nisur që nga dita e sotme kanë vendosur zbatimin e karantinës për 14 ditë në rajon, pasi të martën një fëmijë 3 muajsh u konstatua i infektuar me virusin.
Po ashtu autoritetet janë shprehur se për shkak të rritjes së rasteve të virusit Covid-19, në Son Loi është rritur edhe numri i pikave të kontrollit dhe se në zonën e vendosur në karantinë janë siguruar maska dhe ushqime falas për më shumë se 10.600 personat që jetojnë në rajon dhe se janë hapur edhe dyqane mobile (të lëvizshme).
Në anën tjetër, bëhet e ditur se mësimi në shkollat në rajon do të ndërpritet deri më 23 shkurt.
Mediat lokale raportojnë se numri i personave të infektuar me virusin Covid-19 në vend është rritur në 16, 11 prej të cilëve në rajonin Vinh Phuc.
Ky lloj i virusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019, ku si pasojë shumë vende përshirë Turqinë evakuuan shtetasit e tyre të bllokuar në Kinë.
Pas shfaqjes së koronavirusit në qytetin Wuhan, ai u përhap për një kohë të shkurtër edhe në qytete tjerat të vendit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli “situatë emergjente”.
Ndërsa në anën tjetër, është njoftuar se numri i të vdekurve në Kinë ka arritur në 1.368 dhe numri i rasteve të prekura në 59.883.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...