Një gjykatë vietnameze dënoi katër persona për përfshirjen e tyre në vdekjen e 39 migrantëve vietnamezë, trupat e të cilëve u gjetën në një kamion frigorifer në Britani të Madhe vitin e kaluar, njoftuan mediat lokale.
Që të katër të akuzuarit u dënuan me burg duke filluar nga dy vjet e gjysmë deri në shtatë vjet e gjysmë nga një gjykatë në provincën qendrore Ha Tinh, sipas të përditshmes “Viet Nam News”, transmeton Anadolu Agency (AA)..
Ata u shpallën fajtorë për organizimin dhe ndërmjetësimin e emigracionit të paligjshëm, shtohet më tej. Ndërkohë, tre të dyshuar të tjerë u dënuan me kusht nga e njëjta gjykatë.
Gjykatësit thanë se të pandehurit ishin përfshirë në shkelje të rrezikshme të ligjeve të emigracionit dhe eksportit të fuqisë punëtore. Ata gjithashtu njohën faktin që të pandehurit kishin bashkëpunuar me hetuesit dhe ishin të gatshëm që të përballen me pasojat.
Në tetor 2019, 39 vietnamezë, përfshirë disa gra dhe fëmijë, u gjetën në rimorkion e një kamioni në Essex të Britanisë së Madhe. Ata kishin vdekur nga mungesa e oksigjenit në një hapësirë të mbyllur.
Shtatë persona të përfshirë në trafikimin e viktimave në Britani të Madhe u arrestuan nga policia e Ha Tinh në shkurt. Gjyqi fillimisht nisi në gusht, por u shty për shkak të mungesës së shumicës së dëshmitarëve.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?