Dy persona janë dëgjuar duke biseduar për një bombë në gjuhën arabe, përderisa po udhëtonin me metro në Vjenë.
Policia në kryeqytetin austriak ka nisur një kërkim për të dy personal, duke publikuar edhe fotografitë e siguruara nga kamerat e sigurisë, transmeton portali arbresh.info
Me 17 korrik, njëri nga dy personat i kishte thënë tjetrit se ai ‘kishte caktuar kohëmatësin e bombës për 5 minuta’, thuhet në deklaratën e policisë.
Rasti është lajmëruar në polici nga udhëtarët që po udhëtonin me të njejtin tren. Gjatë kontrollimit në metro, policia nuk ka gjetur asnjë mjet dyshues, ndërsa për një orë të gjitha shërbimet e trenave ishin pezulluar.
Në lidhje me rastin, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të dëshmuar rreth dy personave të kërkuar./Arbresh.info
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...