Kryeqyteti i Austrisë, Viena e ka mposhtur Melbourne-in e Australisë, i cili për një kohë të gjatë ka mbajtur kurorën si qyteti më i mirë për të jetuar.
Kjo është hera e parë që një qytet europian kryeson në renditjen e anketës vjetore të Njësisë së Inteligjencës Ekonomike (EIU), shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Tabela e ligave botërore rendit 140 qytete në një sërë faktorësh, duke përfshirë stabilitetin politik dhe social, krimin, arsimin dhe qasjen në kujdesin shëndetësor.
Në sondazh është shfaqur një rritje e pikëve për Manchesterin, duke lënë pas edhe Londrën, e cila u rendit e 35-ta.
Në vendin e dytë të qyteteve më të mira në botë është Melbourne, ndërsa në tretin Osaka në Japoni.
Tokio zë vendin e 7-të, Toronto vendin e 8-të, Kopenhaga vendin e 9-të, ndërsa në vendin e 10-të renditet një tjetër qytet australian, Adelaide./arbresh.info/
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...