Hajdutët kanë vjedhur hirin e Mahatma Gandhit në atë që do të kish qenë ditëlindja e tij e 150. Hiri u mor nga një memorial në Indinë qendrore, ku mbahej që nga 1948, viti kur Gandhi u vra.
Hajdutët po ashtu kishin shkruar fjalën ‘tradhëtar’ mbi fotografitë e liderit të pavarësisë.
Policia, sic shkruan BBC, po heton rastin. Kujdestari i memorialit ku mbahej hiri i Gandhit, tha se vjedhja ishte një akt i turpshëm.
Mahatma Gandhi udhëhoqi një lëvizje rezistence paqësore kundër sundimit kolonial britanik në Indi, duke frymëzuar njerëzit në të gjithë botën. Pjesa më e madhe e indianëve vazhdojnë ta adhurojnë atë duke e konsideruar babain e kombit.
Por, hindutë e linjës së ashpër e akuzojnë atë se ka tradhëtuar hindutë duke u bërë shumë pro-musliman, e madje edhe për ndarjen e Indisë dhe gjakderdhjen që shënjoi këtë ndarje, pas të cilës u krijuan India dhe Pakistani, pas marrjes së pavarësisë nga Britania në 1947.
Ai u vra nga një ekstremist hindu në janar 1948. Pas vdekjes, trupi i tij u dogj por hiri nuk u hodh mbi një lumë, sipas besimeve hindu. Për shkak të famës së tij, një pjesë e hirit u shpërnda nëpër vend, në memoriale të ndryshme, përfshirë atë ku edhe ndodhi vjedhja./tch/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...