Dy kamionë në të cilat ishin gjithsej 44 tonë çokollatë janë vjedhur në jug të Gjermanisë, njoftoi sot policia.
Çokollata në vlerë 400.000 euro është vjedhur të premten në parkun industrial në Freiburg.
Njëri kamion është gjetur në afërsi të kufirit gjermano-francez. Vozitësi ka ikur, ndërsa çokollata ka mbetur në kamion.
Kamioni tjetër është gjetur në Lara, po ashtu në afërsi të kufirit me Francën. Nga kamioni janë marrë dy të tretat e çokollatës.
Hajnat ende nuk janë gjetur, transmeton AP.
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur