Forcat pro-turke, të cilat po luftojnë kundër kurdëve në verilindje të Sirisë, janë akuzuar për kryerje të krimeve të luftës. Aktet brutale janë parë në videot e bëra me telefona celularë.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Turqia mund të mbahet përgjegjëse për veprimet e grupeve aleate të saj, ndërsa autoritetet turke kanë premtuar se do t’i hetojnë dyshimet për krime lufte.
Në një video, burra me mjekra thërrasin me zë të lartë “Allahu Akbar”, ndërsa personi që incizon thotë “Ne jemi muxhahedinë (luftëtarë të shenjtë) nga batalioni i Trupave të Lavdisë”. Në prapavijë shihen kufomat e luftëtarëve kurdë.
Më larg, një grup burrash shkelin me këmbë mbi trupin e një gruaje të gjakosur. Njëri prej tyre thotë se ajo është lav***.
Pamjet e tmerrshme ngjajnë shumë me videot e publikuara më parë nga grupi i dhunshëm i të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Megjithatë, burrat që shihen në këtë video nuk janë militantë të ISIS-it, por luftëtarë të aleancës rebele të njohur si Ushtria Kombëtare Siriane. Ata janë të trajnuar, të pajisur dhe të paguar nga një anëtare e NATO-s, Turqia. Ata janë gjithashtu nën komandën e ushtrisë turke.
Amara Renas, luftëtare kurde e vrarë në Siri
Kjo video është bërë më 21 tetor në veri të Sirisë. Gruaja e shkelur nga burrat është Amara Renas, pjesëtare e njësitit të grave luftëtare kurde, YPJ, i cili e ka luajtur një rol të rëndësishëm në fitoren kundër ISIS-it në Siri. Amara u vra në sulmet e fundit turke kundër forcave kurde në Siri.
Më 9 tetor, ushtria turke dhe grupet aleate të saj, të përbëra nga sirianët, i sulmuan Forcat Demokratike Siriane, menjëherë pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i tërhequr trupat e ShBA-së nga veriu i Sirisë.
Forcat Demokratike Siriane kanë qenë aleate të besueshme dhe efektive të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga amerikanët në luftën kundër ISIS-it. Ato gjithashtu kanë thënë se kanë ofruar të dhëna të inteligjencës që e sollën vrasjen e liderit të grupit terrorist, Abu Bakr al-Baghdadi, shkruan “BBC”
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...