Victor Orban nuk i do “pushtuesit myslimanë”

21:47 | 8 Janar 2018
Trina Galanxhi

Hungaria ka refuzuar të pranojë refugjatët, sepse popullsia e saj nuk është në favor të hapjes së kufijve, ka deklaruar kryeministri hungarez, Victor Orban.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Orban ka deklaruar se shumica e refugjatëve që vijnë nga vendet myslimane, “nuk po largohen nga lufta, por duan të përfitojnë nga mundësitë ekonomike”, transmeton portali arbresh.info

“Unë mund të flas vetëm për popullin hungarez dhe ata nuk duan migrim”, tha ai.

Që nga kriza e refugjatëve e vitit 2015, Orban ka qenë një nga liderët më të zëshëm kundër pranimit të refugjatëve.

Për “Bild” ai ka shtuar se “mëqë ata duan të përfitojnë ekonomikisht nga vendet e BE-së, atëherë ata nuk konsiderohen refugjatë, por pushtues”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme