Në Holandë është ndalur eksperimentimi i viagrës për efektin e saj zgjerues të enëve të gjakut, pasi dhjetëra gra patën probleme në shtatzënitë e tyre.
Vendimi, i zyrtarizuar nga një komitet i pavarur kontrolli në Holandë, u mor pas vdekjes së parakohshme të 11 foshnjeve të lindura në përfundim të trajtimit.
Projekti ishte aplikuar në 10 spitale, në Amsterdam dhe qytete të tjera, mbi një total prej 93 grash që po kalonin shtatzëni problematike të shënjuara nga rritje e pamjaftueshme e fetusit.
Një komplikacion që viagra besohej se mund ta zgjidhte duke përmirësuar qarkullimin e gjakut drejt placentës, falë efektit të saj zgjerues të enëve të gjakut, që është verifikuar në një eksperimentim të mëparshëm tek kaviet. Por, ilaçi ka shkaktuar pasoja fatale në mushkëritë e 11 prej të sapolindurve pas trajtimit.
Nisur nga kjo, komiteti i pavarur i kontrollit, vendosi ditët e kaluara ndërprerjen e të gjitha testimeve./tch/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...