Vetura deshi të shkelte ushtarët francezë dhe u largua, dyshohet se mund të jetë edhe akt terrorist!

13:59 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Një kërkim i madh është nisur pas raporteve se një makinë ishte përpjekur të shkelte ushtarët një kazerme ushtarake franceze.

Sipas mjeteve të huaja, përcjell Telegrafi, automjeti kishte për qëllim goditjen e ushtarëve nga baza në Varces-Allieres-et-Risset, në Francën jugore.

Siç thuhet më tej, trupat e Regjimentit të 93-të të Mountain Artillery ishin duke vrapuar kur ndodhi sulmi i dyshuar.

Burimet e sigurisë sugjerojnë se askush nuk u plagos, pasi ushtarët arritën të shmangnin automjetin.

Është e paqartë nëse sulmi ka qenë i lidhur me terrorizmin në këtë kohë, por besohet se incidenti ishte i qëllimshëm. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme