Në shtetin federal të Kalifornisë në SHBA një veteran i luftës në Irak ka drejtuar automjetin e tij mbi një grup kalimtarësh në rrugë duke menduar se janë myslimanë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave amerikane, 34 vjeçari Isaiah Joel Peoples, të martën ka drejtuar mjetin e tij mbi grupin i cili po ecte në rrugë.
Shefi i policisë në rajonin Sunnyvale, Phan Ngo i cili po heton rastin tha se “Provat e reja tregojnë se i akuzuari ka vendosur qëllimisht në objektiv viktimat për shkak se ka besuar se ata i përkisnin besimit islam”.
Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar që Peoples pas sulmit me automjet ndaj këmbësorëve ka thënë “Falënderoj Jezusin, Falënderoj Jezusin”.
Në spital janë dërguar 4 persona nga grupi që përbëhej nga këmbësorë të moshës 9 deri në 52 vjeç në mesin e të cilit kishte gra dhe fëmijë. Bëhet e ditur se një vajzë 13 vjeçe me origjinë nga Azia Jugore është nën kujdes intensiv dhe në gjendje kritike.
Kryebashkiaku i rajonit Sunnyvale, Larry Klein deklaroi se “Ne dënojmë fuqimisht këtë akt dhe shoqëria jonë është e bashkuar kundër këtyre akteve të dhunës së pakuptimtë të shkaktuar nga urrejtja”.
Policia në lidhje me Peoples i cili gjatë viteve 2005-2006 ka kryer detyrën e snajperit në Irak dhe aktualisht punon si auditor në Departamentin e Mbrojtjes, tha se ai e ka kryer këtë sulm derisa ishte duke shkuar për tek grupi i leximit të ungjillit.
Ndërkohë Jay Boyarsky, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Santa Clara-s, tha se hetimi është duke u zhvilluar dhe se Peoples është dërguar në gjykatë me akuzën për tentativë vrasjeje të 8 personave dhe në rast se gjendet fajtor mund të dënohet me burg të përjetshëm.
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...